Shën Gjonit të Jeruzalemit të
Rodosit dhe të Maltës
Më 21 Maj, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri Stefano Palumbo, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës z. Stiven Shala, zhvilloi një vizitë kortezie tek Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia.
Ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri mori pjesë në ceremoninë e përurimit ose fillimit të misionit të Arqipeshkvit të ri Imzot Arjan Dodaj në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës, në Katedralen e Shën Palit.
Më datë 19 Janar, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri Stefano Palumbo, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës z. Stiven Shala, zhvilloi një vizitë kortezie tek Kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu.
Ambasadori Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij, patën kënaqësinë t'i bashkohen pritjes së organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit të Maltës.
Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e refugjatëve nga Afganistani që nga gushti i kaluar, kur – pas dy dekadash – trupat amerikane u larguan nga vendi.
Më 28 qershor, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij Valérie, organizuan pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Mbrojtësit të Urdhrit Sovran të Maltës.
Në 25-vjetorin e saj, Malteser në Shqipëri ka marrë dekoratën “Nënë Tereza” për aktivitetet e saj humanitare në ndihmë të grupeve më të disavantazhuara të shoqërisë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Më 11 shkurt, Ambasadori Palumbo u prit në një takim zyrtar nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Me kërkesë të Ambasadorit Palumbo, ekipi i CISOM-it i përbërë nga Alberto Clerici dhe Alessandro Martini, mori pjesë në takimet e zhvilluara në zyrat e Portit të Durrësit për të eksploruar bashkëpunimin e mundshëm mes CISOM, Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës dhe Portit të Durrësit.