Ambasadori

Stefano Palumbo lindi në Romë më 24 korrik 1968. Ai është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin LUISS në Romë. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Zoti Palumbo ka qenë aktiv në Urdhrin e Maltës për më shumë se njëzet vjet në mbledhjen e fondeve për aktivitetet bamirëse të Urdhrit në Itali dhe jashtë saj. Ai u bë Kalorës i Hirit të Magjistraturës në tetor 2004. Në vitin 2014 u emërua Ambasador në Republikën e Shqipërisë.

Për më shumë se 20 vite, Palumbo është përfshirë në filantropi duke drejtuar projekte në dobi të komuniteteve lokale e duke trajtuar gjithashtu çështje me rëndësi globale.

Ai mban disa tituj; Oficer i Madh i Urdhrit të Meritës Melitense, Komandant i Urdhrit të Meritës të Republikës Italiane, Kalorës i Urdhrit të Isabelës Katolike (Spanjë) dhe Kalorës i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian.