Struktura e Ambasadës
Ambasada e Urdhrit të Maltës në Republikën e Shqipërisë e ka selinë në Tiranë.
Çdo shtet feston ‘Ditën Kombëtare’. Për Urdhrin Sovran të Maltës kjo ngjarje është më 24 qershor, me rastin e festës së Shën Gjon Pagëzuesit, Mbrojtës i Urdhrit të Maltës.
Ambasada feston Shën Gjon Pagëzuesin me një pritje, në ambiente të ndryshme në Tiranë, ku janë të ftuar të gjithë ambasadorët e akredituar në Republikën e Shqipërisë, së bashku me institucionet dhe autoritetet shqiptare.
Lista e Përfaqësuesve/Ambasadorëve të Urdhrit të Maltës në Republikën e Shqipërisë:
- H.E. Günther Alfred GRANSER 1994 – 2010
- H.E. Richard SCHOTENHAML 2010 – 2013
- H.E. Stefano PALUMBO 2014 – aktualisht