News

Ambasadori Stefano Palumbo i bashkohet festimeve me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Seli e Shenjtë

Ambasadori Stefano Palumbo i bashkohet festimeve me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Seli e Shenjtë
26/11/2021

Ambasadori Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij, patën kënaqësinë t’i bashkohen pritjes së organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, me iniciativën e të Ngarkuarës me Punë, Majlinda Dodaj, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Rama dhe djali i tij, si dhe Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Pietro Parolin iu bashkuan festimeve. Mes të ftuarve të nderuar ishin edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka; nënsekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot. Miroslav Stanislav Wachowski; vlerësuesi për Çështjet e Përgjithshme të Sekretariatit të Shtetit, Imzot Luigi Roberto Cona.

Gjatë fjalës së tij, kardinali shqiptar, eminenca e tij Ernest Simoni, vuri në dukje se, pavarësisht vështirësive gjatë historisë, shqiptarët kanë arritur të sjellin vlerat e tyre më të mira kudo në botë, si bujarinë dhe dialogun ndërfetar.

Me këtë rast Kardinali Parolin mori nderimin më të lartë të kryeministrit shqiptar, Kordonin e Madh me Yllin Benemerenti të modeluar sipas ngjyrave kombëtare shqiptare dhe armëve të Skënderbeut Athleta Christi.

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen e mjaftueshme për kishën dhe katolikët. Sot më shumë se kurrë dua t’ju falënderoj për vëllazërinë që ka bashkuar Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë për 30 vjet”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kardinali Pietro Parolin falënderoi Ramën për nderimin, duke shtuar se Papati do të vazhdojë të mbështesë dialogun ndërfetar në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Vizita zyrtare në Vatikan kishte për qëllim hedhjen e themeleve për një angazhim të përbashkët për marrëveshjen e ardhshme me Spitalin Bambino Gesù në Romë për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e faltores së parë kushtuar shenjtores Nënë Tereza në Shqipëri përmes dhurimit të një toke në Tiranë nga qeveria shqiptare.