News

Ambasadori Palumbo takon Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia

Ambasadori Palumbo takon Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia
21/05/2022

Më 21 Maj, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri Stefano Palumbo, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës z. Stiven Shala, zhvilloi një vizitë kortezie tek Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia.

Ambasadori e përgëzoi z. Spahia për zgjedhjen e tij më 6 mars dhe shprehu kënaqësinë për të vazhduar punën me kryetarin e ri në mbështetje të komunitetit të Shkodrës.

Urdhri i Maltës është i pranishëm në Shkodër që nga viti 1995, me fokus në fushën mjekësore, sociale dhe të mbrojtjes civile. Selia e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës është e vendosur në Shkodër dhe aty veprojnë më shumë se 100 vullnetarë.

Ambasadori dhe Kryetari i Bashkisë ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin mes Urdhrit të Maltës dhe Bashkisë Shkodër.

Kategoria: Lajme