News

Ambasadori Palumbo takon Kryetarin e Bashkisë së Lezhës

Ambasadori Palumbo takon Kryetarin e Bashkisë së Lezhës
19/01/2022

Më datë 19 Janar, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri Stefano Palumbo, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës z. Stiven Shala, zhvilloi një vizitë kortezie tek Kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu.

Lezha është një qytet shumë i rëndësishëm për Urdhrin e Maltës. Në vitin 2017, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës përuroi një qendër multidisiplinare për individët me nevoja të veçanta, dhe në veçanti për minoritetet rome dhe egjiptiane. Qendra multidisiplinare mbështetet nga bashkia lokale dhe nga donatorë privatë.

Ambasadori Stefano Palumbo u shpreh i lumtur që u rikthye në Lezhë dhe që mund të vazhdojë të mbështesë komunitetin e Lezhës. Ambasadori dhe Kryetari i Bashkisë ranë dakord për të nxitur bashkëpunimin mes Urdhrit të Maltës dhe Bashkisë Lezhë.

Për nder të heroit kombëtar shqiptar, së bashku me kryebashkiakun Ndreu, Ambasadori Palumbo vendosi kurora me lule në Mauzoleumin e Skënderbeut, ish-Katedralja e Shën Nikollës, në Lezhë. 554 vjet pas vdekjes së tij, ai mbetet figura që shënon vazhdimësinë e kombit shqiptar.

Kategoria: Lajme