News

CISOM takon Portin e Durrësit

CISOM takon Portin e Durrësit
01/12/2019

Me kërkesë të Ambasadorit Palumbo, ekipi i CISOM-it i përbërë nga Alberto Clerici dhe Alessandro Martini, mori pjesë në takimet e zhvilluara në zyrat e Portit të Durrësit për të eksploruar bashkëpunimin e mundshëm mes CISOM, Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës dhe Portit të Durrësit.

Drejtori i Autoritetit Portual Z. Pirro Vengu shprehu gatishmërinë e tij për të lidhur një marrëveshje, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Urdhrit dhe Shqipërisë, për t’i ofruar Organizatës Shqiptare të Urdhrit një stacion të qëndrueshëm në Portin e Durrësit, për të zbatuar një trupa e ndihmës që është formuar nga CISOM.

Për këtë qëllim, vullnetarët e CISOM dhe ambasadori vizituan ambientet e shpëtimit në port, duke filluar nga stacioni i zjarrfikësve.

Kategoria: Lajme