News

Ambasadori Stefano Palumbo organizon pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit

John the Baptist Order of Malta Albania
28/06/2021

Më 28 qershor, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij Valérie, organizuan pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Mbrojtësit të Urdhrit Sovran të Maltës.

Ndër të ftuarit e shquar ishin Nunci Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Imzot Luigi Bonazzi; Imzot George Frendo, Kryepeshkop i Tiranë-Durrës, Lartësia e Tij Mbretërore Princi Leka; Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu; përfaqësuesi i Komunitetit Orthodhoks, Episkop Asti; Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Maranaj Marku; Institucione dhe autoritete shqiptare, drejtues të misioneve të ndryshme diplomatike në Shqipëri, si dhe shumë personalitete të shquara si nga fusha e filantropisë, ashtu edhe nga ajo e biznesit.

Pritja u mbajt në parkun e Pallatit të Brigadës përballë Kapelës Palatine të restauruar së fundmi me fonde të mbledhura nga Ambasada. Pavarësisht kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, pjesëmarrja ishte në një nivel shumë të lartë. Përveç Arqipeshkvit të Tiranë-Durrësit imzot George Frendo dhe Vikaripeshkvit Imzot Arjan Dodaj, Nuncit Apostolik Imzot Luigi Bonazzi, Lartësisë së Tij Mbretërore Princi Leka; morën pjesë Ambasadorët e Spanjës, Gjermanisë, Austrisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Rusisë, Kosovës, Sllovenisë, Egjiptit, Palestinës dhe Brazilit.

Autoritetet shqiptare përfshinin Këshilltarin Diplomatik të Presidentit të Republikës, Kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Presidentin e Autoritetit Portual të Durrësit, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Autoritetet fetare përfshinin Drejtorin e Karitasit Kombëtar, famullitarin e Katedrales së Shkodrës, së bashku me priftërinj dhe murgesha të ndryshme pranë Urdhrit. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi kombëtar i komunitetit mysliman, Kryemyftiu Bujar Spahiu, Kryepeshkopi i Tiranës i Kishës Ortodokse Hirësia e Tij Asti dhe H.H. Baba Mondi Kreu Suprem i Komunitetit Bektashi.