Lajme

24/06/2015

Ambasadori nderon dy prelatët e lartë, Imzot Mirdita dhe Avgustini

Në emër të Mjeshtrit të Madh dhe të Këshillit Sovran, Ambasadori Palumbo i dha nderimet e larta Shkëlqesisë së Tij Arqipeshkvit të Tiranës, Imzot Rrok Mirdita dhe Shkëlqesisë së Tij Peshkopit të Sapës, Imzot Lucjan Avgustini.

21/01/2015

VIZITË ZYRTARE E MJESHTRIT TË MADH Fra’ Matthew Festing NË SHQIPËRI

Ishte viti 1994 kur Urdhri Sovran i Maltës dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike dypalëshe. Vitin që pasoi Malteser Albania, korpusi vullnetar i Urdhrit, filloi punën në vend. Vizita zyrtare e Fra' Matthew Festing në Tokën e Shqiponjave u nxit kështu nga përvjetori i njëzetë.

28/06/2014

AMBASADORI STEFANO PALUMBO ORGANIZON PRITJEN E PARË ME RASTIN E SOLEMNITETIT TË SHËN GJON PAGËZORIT

Më 28 qershor, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij Valérie, organizuan pritjen e parë me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Mbrojtësit të Urdhrit Sovran të Maltës.

22/01/2014

Ambasadori i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, priti Ambasadorin e ri të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Sh.T.Z. Stefano Palumbo, rezident në Tiranë, i cili paraqiti Letrat Kredenciale.