News

Vizitë kortezie e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Pallatin Magistral në Romë

Vizitë kortezie e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Pallatin Magistral në Romë
20/11/2018

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Gramoz Ruci, zhvilloi një vizitë kortezie tek H.M.E.H. Mjeshtri i Madh Frà Giacomo della Torre del Tempo di Sanguinetto dhe H.E. Grand Hospitaller Dominique Prince de la Rochefaucauld në Pallatin Magjistral.

Delegacioni shqiptar përfshinte Mimi Kodheli (kryetare e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme), Edi Paloka (Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike), Pandeli Majko (ministër për Diasporën), Viktor Tusha (deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim), Genci Gjoncaj (Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit), Kosta Barjaba (Këshilltar i Kryetarit) dhe Irma Pashkja (Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të Kuvendit).

Në takim morën pjesë edhe Shkëlqesia e Tij Ambasadori Palumbo dhe zonja Mailinda Dodaj, e ngarkuar me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit të Maltës.

Kategoria: Lajme