News

Ambasadori Palumbon takon Kryetarin e Bashkisë Tiranë

Ambasadori Palumbon takon Kryetarin e Bashkisë Tiranë
20/06/2018

Ambasadori Stefano Palumbo takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, pas ftesës së tij për një takim në Bashkinë e qytetit me qëllim njohjen më të detajuar të veprimtarisë së Urdhrit në Shqipëri e në botë, si dhe për të eksploruar së bashku konvergjencat e mundshme të aktiviteteve. Gjatë takimit, Ambasadori e përgëzoi Kryetarin e Bashkisë për progresin e vazhdueshëm dhe të dukshëm që ka pasur kryeqyteti gjatë mandatit të tij, të kurorëzuar me çmime ndërkombëtare për urbanistikë.

Kryetari i Bashkisë i shpjegoi Ambasadorit një perspektivë pozitive të progresit të ngadalshëm por sipas tij të pashmangshëm drejt anëtarësimit në BE. Në fund të takimit Kryetari i Bashkisë dhuroi një riprodhim të Kullës së Sahatit të Tiranës, simbolit të kryeqytetit shqiptar, në shenjë nderimi dhe vullneti për të bashkëpunuar së bashku.

Kategoria: Lajme