Lajme

09/11/2018

Nunci Apostolik në Shqipëri Grand Cross pro piis meritis pro Merito Melitensi

Shkëlqesia e Tij Arqipeshkvi Imzot Charles J. Brown, Nunci Apostolik në Shqipëri ka nderuar Urdhrin Sovran të Maltës dhe aktivitetet e tij bamirëse në Shqipëri me respekt dhe vëmendje të veçantë gjatë gjithë kohëzgjatjes së mandatit të tij.

23/06/2018

Bekimi i Kancelarisë së Ambasadës

Më 23 qershor, Nunci Apostolik, Charles John Brown, bekoi ambientet e Kancelarisë së Ambasadës në prani të të gjithë stafit diplomatik të Ambasadës dhe familjeve të tyre.

20/06/2018

Ambasadori Palumbon takon Kryetarin e Bashkisë Tiranë

Ambasadori Stefano Palumbo takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, pas ftesës së tij për një takim në Bashkinë e qytetit me qëllim njohjen më të detajuar të veprimtarisë së Urdhrit në Shqipëri e në botë, si dhe për të eksploruar së bashku konvergjencat e mundshme të aktiviteteve.

09/02/2018

DIPLOMATËT VIZITOJNË SPITALIN E SHËN GJON PAGËZUESIT NË ROMË

Të hënën në mëngjes, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Selinë e Shenjtë, Antonio Zanardi Landi, kryesoi një delegacion me ambasadorë në Spitalin e Shën Gjon Pagëzuesit.

07/11/2016

MJESHTRI I MADH FRA’ MATTHEW FESTING PRET PRESIDENTIN E SHQIPËRISË BUJAR NISHANI NË VIZITË ZYRTARE

Mëngjesin e sotëm Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës Fra’ Matthew Festing, priti në një vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Presidenti u prit në oborrin e Magjistrit të Madh në Romë me nderime ushtarake dhe më pas u takua me Mjeshtrin e Madh. Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e tij për projektet shëndetësore dhe sociale që Urdhri i Maltës, me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike prej 22 vitesh, po drejton në vend.

10/09/2016

NDERIME KOMEMORATIVE ME RASTIN E 25 VJETORIT TË ORGANIZATËS SHQIPTARE TË URDHRIT TË MALTËS

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës në Shkodër, drejtori Maranaj Marku dhe udhërrëfyesi shpirtëror Frà Gazmend Tinaj patën një audiencë me Lartësinë e Tij Më të Shquar, Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës Frà Matthew Festing në Pallatin Magjistral në Romë për t'i dhënë atij një nderim përkujtimor.

20/07/2016

DITA BOTËRORE E RINISË 2016: URDHRI i MALTËS NË LINJËN E PARË ME AMBULANCA DHE MJEKË

Vullnetarët e Urdhrit Sovran të Maltës po mblidhen në Krakov, Poloni, për Ditën Botërore të Rinisë 2016, që fillon në më pak se një javë, nga 25 deri më 31 korrik.

28/06/2016

AMBASADORI PALUMBO ORGANIZON PRITJEN VJETORE ME RASTIN E SOLEMNITETIT TË SHËN GJON PAGËZUESIT

Trupi diplomatik, autoritetet lokale, komunitetet fetare dhe akademikë i bashkohen pritjes me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Shenjt Mbrojtës i Urdhrit Sovran të Maltës, organizuar nga Ambasadori Stefano Palumbo.

15/06/2016

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME, SH.T.Z DITMIR BUSHATI, GRAND CROSS PRO MERITO MELITENSI

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, SH.T.Z Ditmir Bushati, u nderua me Kryqin e Madh të Urdhrit Pro Merito Melitensi.