News

Pritja zyrtare me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Pritja zyrtare me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
28/11/2022

Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri, SH.T.Z. Stefano Palumbo ju bashkua pritjes shtetërore të organizuar nga Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Zoti Bajram Begaj me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Autoritetet e larta shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të forcave politike, të komuniteteve fetare, përfaqësues të shquar të kulturës, artit dhe medias u mblodhën në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë për të festuar festat kombëtare në këtë vit jubilar.

Kategoria: Lajme