News

Ambasadori nderon ish-drejtorin e Caritas në Shqipëri, At’ Antonio Leuci

Ambasadori nderon ish-drejtorin e Caritas në Shqipëri, At’ Antonio Leuci
28/11/2022

Me dëshirën për të shprehur mirënjohjen më të sinqertë për dhënien e ndihmës shpirtërore për veprimtaritë e Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, Mëkëmbësi i Mjeshtrit të Madh Fra’ Marco Luzzago dhe Këshilli Sovran vendosën më 6 prill t’i akordojnë Kryqin pro piis meritis pro Merito Melitensi ish-Drejtorit të Caritas-it Shqiptar, Rev. At’ Antonio Leuci.

Me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, 28 Nëntorit, Ambasadori Stefano Palumbo i dha nderimin e lartë At’ Leuci-t në praninë e Shkëlqesisë së Tij Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri, dhe Shkëlqesisë së Tij Imzot Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës, në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë.

Ambasadori Palumbo falenderoi At’ Antonio Leuci për respektin e thellë dhe vëmendjen e tij të veçantë në mbështetjen e aktiviteteve të Urdhrit në këtë tokë, duke ndihmuar në çdo mënyrë organizimin e vullnetarëve në Shkodër dhe Lezhë duke lehtësuar procedurat e zhdoganimit, duke mbështetur aktivitetet e Ambasadës në mënyrë të vazhdueshme. respekt dhe nderim të thellë ndaj Urdhrit Sovran, duke lejuar Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës të renditet ndër organizatat kryesore katolike në Shqipëri.

Kategoria: Lajme