Më 7 mars, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, u prit nga Kancelari i Madh Riccardo Paternò di Montecupo dhe Hospedalieri i Madh, Fra’ Alessandro de Franciscis.
Imzot Dodaj, Kapelani Kuvendor ad honorem i Urdhrit të Maltës, u ofrua të mbështesë shpirtërisht Ambasadën e Urdhrit në Shqipëri në misionin e saj.
Në takim morën pjesë Prelati Imzot Jean Laffitte dhe Ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Z. Stefano Palumbo.