News

Vizitë në shkollën Shën Lucia Filippini në Berat

Vizitë në shkollën Shën Lucia Filippini në Berat
23/03/2024

Ambasadori i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës në Shqipëri vizitoi shkollën e Shën Lucia Filippini në Berat, të themeluar dhe drejtuar nga Instituti Papnor i Maestre Pie Filippini.

Motër Maria dhe motër Bianca i uruan mirëseardhjen Ambasadorit të Urdhrit të Maltës për të ilustruar veprimtarinë e shkollës, e cila prej gati tridhjetë vjetësh po zhvillon aktivitetinn me qëllim edukimin e fëmijëve të qytetit, pavarësisht nga feja e tyre. Misioni i Beratit u themelua në vitin 1995.

Në këtë tokë, ku regjimi komunist fshiu Zotin dhe shkatërroi ndërgjegjet, Maestre Pie-t, me thjeshtësinë e jetës, pritjen e përzemërt dhe ndjeshmërinë ndaj problemeve të njerëzve, kanë rizgjuar shpresën në zemrat e qytetarëve.

Kategoria: Lajme