News

Vizitë kortezie në Prefekturën e Vlorës

Vizitë kortezie në Prefekturën e Vlorës
21/03/2024

Gjatë udhëtimit të tij në jug të vendit, të nisur më 21 mars me vizitën e parë tek Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri zhvilloi një vizitë kortezie në Prefekturën e Vlorës duke takuar Prefektin e Qarkut Vlorë, z. Vangjelo Tavo.

Takimi i mundësoi Prefekturës së qytetit të Ismail Qemalit të njihej me veprimtarinë e ndihmës së parë të organizatës shqiptare të Urdhrit të Maltës në Shkodër dhe shërbeu si themel për një bashkëpunim që mund të shtrinte veprimtarinë e Urdhrit në qytetin ku lindi babai i Shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë takimit, Prefekti Tavo mundi të mësojë për aktivitetet e vullnetarëve tanë në veri dhe aktivitetet që Urdhri i Maltës kryen në mbarë botën.

Kategoria: Lajme