News

NDERIME KOMEMORATIVE ME RASTIN E 25 VJETORIT TË ORGANIZATËS SHQIPTARE TË URDHRIT TË MALTËS

NDERIME KOMEMORATIVE ME RASTIN E 25 VJETORIT TË ORGANIZATËS SHQIPTARE TË URDHRIT TË MALTËS
10/09/2016

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës në Shkodër, drejtori Maranaj Marku dhe udhërrëfyesi shpirtëror Frà Gazmend Tinaj patën një audiencë me Lartësinë e Tij Më të Shquar, Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës Frà Matthew Festing në Pallatin Magjistral në Romë për t’i dhënë atij një nderim përkujtimor.

Dekorata historike iu dha edhe Shkëlqesisë së Tij Kancelarit të Madh Albert Freiherr von Boeselager së bashku me Shkëlqesinë e Tij Grand Hospitaller Dominique, Prince de la Rochefaucauld dhe Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit Stefano Palumbo. Pas ceremonisë, drejtuesit e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës u takuan me zyrtarët e lartë të Urdhrit për t’i informuar ata mbi aktivitetet e shumta të Urdhrit në veri të Shqipërisë dhe për të diskutuar mbi projektet e reja në këtë zonë në frymën dhe karizmën e Urdhrit.

Kategoria: Lajme