News

Nderim për trashëgiminë e të lumit Gerard: Mesha përkujtimore në Shkodër

Nderim për trashëgiminë e të lumit Gerard: Mesha përkujtimore në Shkodër
13/10/2023

Një ngjarje e rëndësishme dhe solemne u zhvillua së fundmi në Shënjtëroren Zoja e Këshillit të Mirë, në Shkodër. Ambasadori Stefano Palumbo, Këshilltari, Massimo Fantechi, dhe Sekretari i Parë, Stiven Shala, patën nderin të merrnin pjesë në një meshë të veçantë përkujtimore kushtuar të Lumit Gerard, themeluesit të Urdhrit të Maltës.

Ceremonia e shenjtë, e mbajtur nën drejtimin e Arqipeshkvit të Shkodrës – Pult  Imzot Angelo Massafra me Rektorin e Shenjtërores Zoja e Këshillit të Mirë dom Artur Jaku dhe dom Antonio Leuci, mblodhi bashkë komunitetin për të bërë homazhe ndaj trashëgimisë së të Lumit Gerard. Themeluesi i Urdhrit të Maltës, Gerard krijoi një themel të rrënjosur në dhembshurinë, shërbimin dhe parimet humanitare, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet lokale, stafi dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës dhe komuniteti katolik i Shkodrës.

Kategoria: Lajme