News

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME, SH.T.Z DITMIR BUSHATI, GRAND CROSS PRO MERITO MELITENSI

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME, SH.T.Z DITMIR BUSHATI, GRAND CROSS PRO MERITO MELITENSI
15/06/2016

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Urdhrit Sovran të Maltës dhe Shqipërisë, Lartësia e Tij Princi dhe Mjeshtri i Madh Fra’ Matthew Festing dhe Këshilli Sovran dekretuan Ministrin e Jashtëm të Republikës, Shkëlqesinë e Tij Ditmir Bushati, me Kryqin e Madh të Urdhrit Pro Merito Melitensi, nderimi më i lartë i Urdhrit.

Së bashku me ministrin Bushati, Armand Skapi, Drejtor i Departamentit të Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme dhe Pirro Vengu, Shef i Kabinetit të Ministrisë së Jashtme, u dekoruan me Urdhrin Merito Melitensi në gradën Komandant. Të dy ceremonitë u zhvilluan përkatësisht në Ministrinë e Jashtme në Tiranë dhe në Kancelarinë e Urdhrit të Ambasadës së Maltës, po në Tiranë.

Kategoria: Lajme