News

Ambasadori nderon dy prelatët e lartë, Imzot Mirdita dhe Avgustini

Ambasadori nderon dy prelatët e lartë, Imzot Mirdita dhe Avgustini
24/06/2015

Me rastin e solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Shenjt mbrojtës i Urdhrit Sovran Ushtarak Spitalor të Shën Gjonit, të Jeruzalemit, të Rodosit dhe të Maltës, dhe në dëshirën për të shprehur mirënjohjen më të sinqertë për ndihmën shpirtërore për aktivitetet dhe veprat e Urdhrit Sovran, Lartësia e Tij Më e Shquar Princi dhe Mjeshtri i Madh dhe Këshilli Sovran kanë vendosur të nderojnë me Kryqin e Madh pro piis meritis pro Merito Melitensi Shkëlqesinë e Tij Më të Nderuar, Arqipeshkvin e Tiranës, Imzot Rrok Mirdita dhe Shkëlqesinë e Tij Më të Nderuar Ipeshkvin e Sapës Imzot Lucjan Avgustini. Në emër të Mjeshtrit të Madh dhe Këshillit Sovran, Ambasadori Palumbo u dha nderimet e larta dy prelatëve të lartë, përkatësisht në selinë e Arqipeshkvisë dhe Kancelarinë e Ambasadës SMOM në Tiranë.

 

Kategoria: Lajme