News

Vizitë kortezue e Ambasadorit Palumbo tek Imzot Giovanni Peragine, Ipeshkëv i Shqipërisë së Jugut në Vlorë

Vizitë kortezue e Ambasadorit Palumbo tek Imzot Giovanni Peragine, Ipeshkëv i Shqipërisë së Jugut në Vlorë
21/03/2024

Më 21 mars, Ambasadori Palumbo zhvilloi një vizitë kortezie tek Shkëlqesia e Tij Imzot Giovanni Peragine, Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut, një territor që përfshin më shumë se gjysmën e Shqipërisë, që i përgjigjet 60 për qind të të gjithë vendit.

Në Ipeshkvinë e Vlorës, Imzot Peragine bisedoi me Ambasadorin e Urdhrit të Maltës për tema të ndryshme, përfshirë realitetin katolik në jug të vendit, i cili po tregon një zgjim të ngadalshëm, por të vazhdueshëm të konvertimeve. Komuniteti katolik përfaqëson gjithmonë një pakicë, edhe më thellë në jug ku sot mund të numërojmë rreth 3000 katolikë. Këto komunitete të shpërndara nëpër këtë territor të gjerë janë krijuar falë pranisë së misionarëve për më shumë se 25 vjet dhe veprës së tyre të madhe të ungjillizimit.

Vizita u mbyll me pjesëmarrjen e Ambasadorit Palumbo në koncertin e Pashkëve të organizuar nga Dioqeza e Shqipërisë së Jugut në Teatrin Petro Marko të Vlorës. Muzika e Stabat Mater (Pergolesi & Vivaldi) interpretuar nga Soprano Simona Karafili dhe Demi Contralto Anita Kërhani, u drejtua nga Harlen Nikolli i Orkestrës së Dhomës Musica Nova.

Kategoria: Lajme