News

Ambasadori Stefano Palumbo organizon pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit

Ambasadori Stefano Palumbo organizon pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit
28/06/2015

Në kopshtet e Hotel Rogner në Tiranë u organizua një pritje me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Mbrojtësit të Urdhrit Sovran të Maltës. Përfaqësues të institucioneve shqiptare morën pjesë së bashku me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të besimeve fetare dhe miq e simpatizues të Urdhrit.

Ceremonia filloi me himnin kombëtar, e më pas me përshëndetjet e Ambasadorit për të gjithë të pranishmit. Ambasadori foli për bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh për mbi 20 vjet mes Urdhrit dhe Shqipërisë në aktivitetet humanitare dhe spitalore. Ambasadori konfirmoi vullnetin për të vazhduar me këtë qasje siç është mbrojtur tashmë nga Lartësia e Tij Më e Shquar Princi dhe Mjeshtri i Madh Fra ‘Matthew Festing gjatë vizitës zyrtare historike në Tiranë në Janar 2015.

Në mesin e mbi 100 pjesëmarrësve, Ambasadori mirëpriti Ambasadorët e Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës, Rusisë, Republikës së Kinës, Egjiptit, Austrisë, Hungarisë, Bullgarisë, Brazilit, Danimarkës dhe Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Në mesin e përfaqësuesve të Kishës Katolike, ndër të tjerë, ishin prezent Shkëlqesia e Tij Arqipeshkvi i Tiranës dhe i Durrësit Mons. Rrok Mirdita dhe Shkëlqesia e Tij Ipeshkvi i Sapës Mons. Lucjan Avgustini.

I pranishëm ishte edhe Shkëlqesia e Tij Asti Bakallbashi, Peshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, i cili përfaqësoi Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit Anastas, kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Autoritetet institucionale të pranishme përfshinin Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit të Republikës Ambasadorin Valter Ibrahimi, përfaqësues të kabinetit të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të Ministrisë së Jashtme dhe të Kuvendit.

Së fundi, në pritje morën pjesë shumë vullnetarë të Urdhrit Shqiptar të Maltës, së bashku me profesorë, intelektualë dhe gazetarë.

Pritja u filmua nga televizioni kombëtar News Now, i cili dërgoi një video hyrëse të ceremonisë dhe një intervistë me ambasadorin.

 

Kategoria: Lajme