News

AMBASADORI STEFANO PALUMBO ORGANIZON PRITJEN E PARË ME RASTIN E SOLEMNITETIT TË SHËN GJON PAGËZORIT

AMBASADORI STEFANO PALUMBO ORGANIZON PRITJEN E PARË ME RASTIN E SOLEMNITETIT TË SHËN GJON PAGËZORIT
28/06/2014

Më 28 qershor, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij Valérie, organizuan pritjen e parë me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Mbrojtësit të Urdhrit Sovran të Maltës.

Ndër të ftuarit e shquar ishin Nunci Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Imzot Monsignor Ramiro Moliner Inglés; Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrës, Ipeshkvi i Sapës dhe Presidenti i Malteser në Shqipëri, Imzot Lucjan Avgustini; Shkëlqesia e Tij Hajji Dede Edmond Brahimaj, Bektashi Dedebaba, ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Rexhep Meidani; Drejtori Ekzekutiv i Malteser në Shqipëri, Maranaj Marku, së bashku me stafin dhe vullnetarët e Urdhrit në vend; Institucione dhe autoritete shqiptare, drejtues të misioneve të ndryshme diplomatike në Shqipëri, si dhe shumë personalitete të shquara si nga fusha e filantropisë, ashtu edhe nga ajo e biznesit.

Kategoria: Lajme