News

Ambasadori Stefano Palumbo organizoi pritjen vjetore me rastin e solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit

Ambasadori Stefano Palumbo organizoi pritjen vjetore me rastin e solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit
26/06/2023

Më 26 qershor, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij Valérie organizuan pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Shenjt mbrojtës i Urdhrit Sovran të Maltës.

Pritja u mbajt në parkun e Pallatit të Brigadave përballë Kapelës Palatine të restauruar së fundmi me fonde të mbledhura nga Ambasada. Në prani të Nuncit Apostolik Imzot Luigi Bonazzi, Lartësisë së Tij Mbretërore Princ Leka; morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë, Zvicrës, Kroacisë, Ukrainës, Polonisë, Kosovës, Brazilit dhe Palestinës. U bashkuan edhe Shefi i Delegacionit të BE-së, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Shefi i Prezencës së OSBE-së.

Autoritetet shqiptare përfshinin disa deputetë, Kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kryetarin e Autoritetit Portual të Durrësit, ish-kryebashkiakun e Shkodrës dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës.

Autoritetet fetare përfshinin Drejtorin e Caritasit Kombëtar, kancelarin e Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, së bashku me priftërinj dhe murgesha të ndryshme që janë pranë Urdhrit. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Eminenca e Tij Bujar Spahiu, Peshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Asti Bakallbashi dhe Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kategoria: Lajme