News

AMBASADORI PALUMBO ORGANIZON PRITJEN VJETORE ME RASTIN E SOLEMNITETIT TË SHËN GJON PAGËZUESIT

AMBASADORI PALUMBO ORGANIZON PRITJEN VJETORE ME RASTIN E SOLEMNITETIT TË SHËN GJON PAGËZUESIT
28/06/2016

Më 28 qershor Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës Stefano Palumbo organizoi pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit. Shenjti Mbrojtës i Urdhrit Sovran të Maltës.

Trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri që iu bashkua festimeve përfaqësohej nga Nunci Apostolik Shkëlqesia e Tij Ramiro Moliner Inglés, Ambasadorët e Sllovenisë, Kroacisë, Spanjës; diplomatë nga Ambasadat e Polonisë dhe Italisë, Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Dr. Adriana Frisenna dhe Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë z. Stefano Bergesio.

Autoritetet fetare të pranishëm përveç Nunciut ishin Vikari i Përgjithshëm i Kryedioqezës së Shkodrës-Pult Dom Nikolin Toma, Vikari i Dioqezës së Tivarit të Malit të Zi At Pashko Gojcaj, Administratori i Dioqezës Sapë Dom Simon Kulli, Vikari i Përgjithshëm i Famullisë Zemra e Krishtit në Tiranë dom Zef Bisha, Përgjegjësja e Shkollave Katolike në Shqipëri Motra Teuta Buka, Drejtoresha e Caritas Tiranë-Durrës, Dr.Majilinda Gjoni, Përfaqësuesi i Kishës Katolike në Elbasan, Dom Emilio Valente dhe Vikari i Përgjithshëm i Katedrales së Shën Shtjefnit në Skhoder, Dom Artur Jaku. Kishte edhe përfaqësues nga Komuniteti Ortodoks. I pranishëm në emër të Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepeshkop i Tiranës dhe Durrësit, ishte Arkimandriti Kozma Prifti.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore si zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Nora Malaj, Këshilltari Diplomatik i Presidentit të Republikës Ambasadori Valter Ibrahimi, Këshilltari Diplomatik i Kryeministrit z.Thomas Frashëri dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi ishin gjithashtu prezentë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të botës akademike profesorë dhe doktorë të njohur, si dhe përfaqësues të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si zv.rektori Prof. Tritan Shehu.

E pranishme ishte edhe Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës me grupin e saj të konsiderueshëm të vullnetarëve, nën drejtimin e Dr. Maranaj Marku.

Kategoria: Lajme