Në datën 21 mars, në kuadër të kremtimive për tridhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, u zhvillua në Bashkinë e Vlorës një takim mes ambasadorit Stefano Palumbo dhe kryebashkiakut Ermal Dredha.
Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare tek qytetari i parë vlonjat, ambasadori Palumbo prezantoi aktivitetet humanitare që Urdhri i Maltës kryen prej tridhjetë vjetësh në veri të vendit, me shpresën që së shpejti të mund të zgjerohen edhe në jug, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve vendore. Kyebashkiaku Dredha ofroi gatishmërinë e tij totale për të bashkëpunuar për të finalizuar një produkt konkret në Shqipërinë e Jugut.
Kjo vizitë e parë kortezie u lehtësua nga Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, znj. Iva Palmieri, e shoqëruar nga Zëvendëskonsulli, Z. Antonio Rapisardi, duke konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike mes Urdhrit dhe Italisë, gjithmonë me synim bashkëpunimin e frymëzuar nga karizma e Urdhrit të Maltës.