News

Urdhri Sovran i Maltës dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Order of Malta Albania
15/06/2016

Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994, Urdhri Sovran i Maltës dhe Republika e Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i marrëveshjes është të forcojë dhe promovojë projektet e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe projektet e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë të Urdhrit të Maltës në vend.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Odeta Barbullushi dhe nga ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri, Stefano Palumbo.

Viti 2015 shënoi 20-vjetorin e Organizatës Shqiptare të Urdhrit në Shqipëri, e cila është angazhuar në zhvillimin e aktiviteteve në fushën mjekësore, sociale dhe të mbrojtjes civile. Midis tyre është organizimi i sesioneve të trajnimit të ndihmës së parë në shkolla dhe mbështetja ndaj rreth 4,000 njerëzve që jetojnë jashtë mundësive të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në zona të largëta.