News

FRA’ JOHN T. DUNLAP ËSHTË MËKËMBËSI I MJESHTRIT TË MADH

FRA’ JOHN T. DUNLAP ËSHTË MËKËMBËSI I MJESHTRIT TË MADH
13/06/2022

Fra’ John T. Dunlap, anëtari i Këshillit Sovran, u emërua sot në mëngjes nga Papa Francesku si Mëkëmbës i Mjeshtrit të Madh i Urdhrit të Maltës.

Fra’ John T. Dunlap pason Fra’ Marco Luzzago i cili u nda nga jeta në 7 Qershor.

Në letrën e emërimit, Papa Francesku u shpreh se ‘ndarja e papritur nga jeta e Mëkëmbësit të Mjeshtrit të Madh, Fra’ Marco Luzzago, disa muaj para nga mbajtja e Kapitullit të Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm, e sjell Urdhrin e Maltës në një moment të ri paqartësie.

Vendimi i Papa Franceskut do ta lejojë Urdhrin e Maltës të shpejtojë proçesin e reformës dhe kthimin në një administrim të zakonshëm nën kujdesin e një Mjeshtri të Madh. Urdhri i Maltës i është mirënjohës Atit të Shenjtë për mbrojtjen atësore.

Fra’ John T. Dunlap do të betohet më 14 Korrik në Kishën e Shën Mërisë në Aventine përpara Kardinalit Silvano Maria Tomasi dhe Këshillit Sovran të Urdhrit të Maltës, në fund të funeralit solemn të Fra’ Marco Luzzago.

Mëkëmbës i Mjeshtrit të Madh së bashku me Delegatin Special të Papës dhe Këshillin Sovran do të vazhdojnë proçesin e reformës kushtetuese në Urdhrin Sovran të Maltës.

***

Fra ‘John T. Dunlap lindi në Otava, Kanada, në vitin 1957. Pas studimeve në Universitetin e Nicës, ai u diplomua në Universitetin e Otavës, dhe më pas mori diplomën e tij në Jurik nga Universiteti Western Ontario. Atij i është dhënë një diplomë nderi në Shërbimin Publik Universiteti John Cabot i Romës.

Fra’ John Dunlap është një avokat në shtetin e Nju Jorkut dhe një avokat i provincës së Ontarios. Në vitin 1986, ai iu bashkua firmës ligjore të Dunnington, Bartholow & amp; Miller në Nju Jork, duke u bërë partner në 1993. Ai është i specializuar në ligj për korporata dhe emigrim. Jurist me famë ndërkombëtare, ai është këshilltar ligjor që nga viti 1997 pranë Misionit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara.

I pranuar në Urdhrin e Maltës në vitin 1996, ai bëri premtimet e përkohshme si Kalorës i Drejtësisë në vitin 2004. Në vitin 2006 ai u zgjodh Regjent i parë (epror fetar), i Nën-Priorisë së Zojës së Lourdes me qendër në Nju Jork. Më 7 qershor 2008, ai bëri betimet solemne si anëtari i parë amerikan.

Në vitin 2009 Dunlap u zgjodh për një mandat pesë-vjeçar si anëtar i Këshillit Sovran. Ai është rizgjedhur për mandate të tjera pesëvjeçare nga Kapitulli i Përgjithshëm – organi zgjedhor i Urdhrit – në 2014 dhe 2019.

Për më shumë se një dekadë ai shërbeu në Urdhrin e Maltës si President i Komisionit për Mbrojtjen e Emrave dhe Emblemave si dhe si Përfaqësues pranë Aleancës së Urdhrave të Shën Gjonit.