Arqipeshkvi i ri i Kishёs sё Tiranё-Durrёsit, Imzot Arjan Dodaj FDC

22/01/2022

Më 22 janar, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri Stefano Palumbo mori pjesë në ceremoninë e përurimit ose fillimit të misionit të Arqipeshkvit të ri Imzot Arjan Dodaj në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës, në Katedralen e Shën Palit.

Ati i Shenjtë emëroi Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, duke zëvendësuar Arqipeshkvin George Frendo, i cili mbante këtë post përpara këtij emërimi. Arqipeshkvi George Frendo dha dorëheqjen.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni, imzot George Frendo tha: “Ka ardhur koha që unë të largohem nga ky vend, jo sepse jam i mërzitur, gjatë 25 viteve që kam shërbyer në Shqipëri nuk jam penduar kurrë që kam ardhur si misionar në këtë vend. Unë e kam dashur gjithmonë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe gjithmonë kam gjetur dashurinë dhe respektin tek ky popull. Falenderoj popullin shqiptar që u bë populli im. Largohem nga Shqipëria me shumë keqardhje.”

Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkëv i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, ka qenë më parë ipeshkëv-ndihmës i kësaj Arqidioqeze Metropolitane, i emëruar nga Papa Françesku më 9 prill 2020, shuguruar ipeshkëv nga Imzot George Frendo më 15 shtator 2020 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Imzot Dodaj është Kryeipeshkëvi i tretë i Tiranë-Durrësit në periudhën pas rënies së komunizmit, duke vijuar rrugën e Imzot Rrok Mirditës dhe Imzot George Frendo në këtë rol thelbësor për Kishën Katolike në Shqipëri.

Kategoria: