This website uses technical and assimilated cookies as well as user-profiling third party cookies in a grouped format to simplify online navigation and to protect the use of services. To find out more or to refuse consent to the use of one or any of the cookies, click here . Closing this banner, browsing this page or clicking on anything will be taken as consent to the use of cookies.

Close

News

Ambasadori Palumbo takon Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia

21/05/2022 


Më 21 Maj, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri zhvilloi një vizitë kortezie tek Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia.

Ambasadori e përgëzoi z. Spahia për zgjedhjen e tij më 6 mars dhe shprehu kënaqësinë për të vazhduar punën me kryetarin e ri në mbështetje të komunitetit të Shkodrës.

Urdhri i Maltës është i pranishëm në Shkodër që nga viti 1995, me fokus në fushën mjekësore, sociale dhe të mbrojtjes civile. Selia e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës është e vendosur në Shkodër dhe aty veprojnë më shumë se 100 vullnetarë.

Ambasadori dhe Kryetari i Bashkisë ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin mes Urdhrit të Maltës dhe Bashkisë Shkodër.

Ambasada e Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri

“Rruga Abdi Kazazi, 34, H 11, kati 5”, 1010 - Tirana, Albania

Tel: +3554 222 0240 - Email: [email protected]