Ambasadori Stefano Palumbo organizon pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzorit

Më 28 qershor, Ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z Stefano Palumbo dhe bashkëshortja e tij Valérie, organizuan pritjen vjetore me rastin e Solemnitetit të Shën Gjon Pagëzorit, Mbrojtësit të Urdhrit Sovran të Maltës.
Ndër të ftuarit e shquar ishin Nunci Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Imzot Luigi Bonazzi; Imzot George Frendo, Kryepeshkop i Tiranë-Durrës, Lartësia e Tij Mbretërore Princi Leka; Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu; përfaqësuesi i Komunitetit Orthodhoks, Episkop Asti; Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Maranaj Marku; Institucione dhe autoritete shqiptare, drejtues të misioneve të ndryshme diplomatike në Shqipëri, si dhe shumë personalitete të shquara si nga fusha e filantropisë, ashtu edhe nga ajo e biznesit.