This website uses technical and assimilated cookies as well as user-profiling third party cookies in a grouped format to simplify online navigation and to protect the use of services. To find out more or to refuse consent to the use of one or any of the cookies, click here . Closing this banner, browsing this page or clicking on anything will be taken as consent to the use of cookies.

Close

News

Përurohet qendra e re për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri

27/11/2017 


Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës (Malteser Albania) ka inauguruar së fundmi një qendër multidisiplinare për individët me nevoja të veçanta, dhe në veçanti për romët dhe egjiptianët.

Qendra përfshin një ndërtesë, një fushë futbolli dhe një kënd lojërash për fëmijë dhe ofron kujdes ditor për fëmijët parashkollorë dhe programe pas shkollës për nxënësit e vegjël që kanë nevojë për ndihmë, si dhe një qendër sportive. Ofrohet gjithashtu konsulencë psikologjike dhe ligjore. Me qendër në qytetin e Lezhës, në verilindje të Shqipërisë, qendra multidisiplinare mbështetet nga bashkia vendase dhe nga donatorë privatë.

Qendra u përurua nga Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë dhe Franz Salm-Reifferscheidt, Ambasador i Urdhrit Sovran të Maltës për komunitetin Rom he ka ndër donatorët e saj ‘Global Fund for Forgotten People’.

Malteser Albania në 25 vitet e fundit ka menaxhuar një sërë projektesh në fushën mjekësore, sociale dhe të mbrojtjes civile. Këto përfshijnë organizimin e kurseve të ndihmës së parë në shkolla dhe mbështetjen për rreth 4000 njerëz që jetojnë në zona të largëta pa mbulim mjekësor.

Në veri të vendit ajo drejton një qendër për fëmijët autikë nga 3 deri në 16 vjeç dhe ka përvojë të gjerë në programet e asistencës për romët për t’i ndihmuar ata të integrohen në shoqëri.

Ambasada e Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri

“Rruga Abdi Kazazi, 34, H 11, kati 5”, 1010 - Tirana, Albania

Tel: +3554 222 0240 - Email: [email protected]