This website uses technical and assimilated cookies as well as user-profiling third party cookies in a grouped format to simplify online navigation and to protect the use of services. To find out more or to refuse consent to the use of one or any of the cookies, click here . Closing this banner, browsing this page or clicking on anything will be taken as consent to the use of cookies.

Close

News

Urdhri Sovran i Maltës dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

15/06/2016 


Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994, Urdhri Sovran i Maltës dhe Republika e Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i marrëveshjes është të forcojë dhe promovojë projektet e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe projektet e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë të Urdhrit të Maltës në vend.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Odeta Barbulluschi dhe nga ambasadori i Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri, Stefano Palumbo.

Viti 2015 shënoi 20-vjetorin e Organizatës Shqiptare të Urdhrit në Shqipëri, e cila është angazhuar në zhvillimin e aktiviteteve në fushën mjekësore, sociale dhe të mbrojtjes civile. Midis tyre është organizimi i sesioneve të trajnimit të ndihmës së parë në shkolla dhe mbështetja ndaj rreth 4,000 njerëzve që jetojnë jashtë mundësive të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në zona të largëta.

Ambasada e Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri

“Rruga Abdi Kazazi, 34, H 11, kati 5”, 1010 - Tirana, Albania

Tel: +3554 222 0240 - Email: [email protected]